“Një hienë non grata dhe një spiune”, Rama: Taksirati ynë është t’i mundim sa herë na dalin para

schedule15:34 - 29 Tetor, 2022

schedule 15:34 - 29 Tetor, 2022

Kryeministri Rama nga Dibra është ndalur te taksa që qeveria do t’i vendosë 3 prodhuesve të energjisë në Shqipëri. Por, ai nuk ka harruar t’i përgjigjet edhe opozitës, duke e quajtur kreun e PD, “hienë non grata” dhe atë të PL-së, “hienë spiune.”

Kryeministri theksoi se detyra e PS është që sa herë t’i dalë para opozita, ta rrëzojnë dhe të vijojnë rrugën.

Rama: Hienë “non grata” dhe hienë spiune vetëm në Shqipëri gjen. Na ka rënë dhe do ta heqim deri tani, taksirati ynë është që sa herë të na dalin para t’i mundim dhe të vazhdojmë rrugën. Presidentja e KE-së dje e sqaroi që taksa për këta prodhues është e vendosur edhe si direktivë e BE-së. ne nuk po kthejmë komunizmin, sikundër u akuzuam. Në këta 3 prodhues të mëdhenj, njëri prej tyre prodhon dhe fiton si rezultat i bujarisë së hienës “non grata” kur ishte kryeministër që i fali Ulzën, Bistricën 1, Bistricën 2 dhe Shkopetin. A e kuptoni? Kjo është një nga çudirat e mëdha që ka ndodhur. Tani duhet të dëgjojmë shqiptarët t’i mbushet koka “Shqipëria në rrezik, hajdeni pas hienave të shpëtojmë Shqipërinë.” Ndërkohë që u detyrua dhe Amerika të thotë larg hienave. Hienat janë të zhytur në thesin e rublave. Kur thoshin ne paratë ruse, thoshin të gjithë njëzëri e ka bërë Sorosi me Ramën. Tani që doli në raport, kanë filluar të bërtasin që nuk dinin gjë ne se i merrte paratë Luli. Por që Luli t’i merrte pa leje këtë nuk e ha njeri.

/Abcnews.al/