“Një herë në dy javë ne përmbytemi”, banorët e fshatit Murqinë të izoluar

schedule18:12 - 26 Janar, 2021

schedule 18:12 - 26 Janar, 2021

“Niveli i ujit ka shkuar në dy metra, një herë në dy javë në përmbytemi”.

Banorët e fshatit Murqinë në njësinë administrative Bubq, në fushë Krujë  janë mësuar  të jetojnë  me ujin. Dalja e lumit ishëm dhe Zezë nga shtrati, ka përmbyur shtëpi e tokat bujqësore të zones.

20 familje në këtë fshat nuk mund të lëvizin. Oborret i kanë të bllokuara nga uji.

Shpresat i kanë te përmirësimi I motit.  Nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

“Nuk kanë ardhur as për të na parë gjallë a vdek”, thotë një banor.

Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës, kanë rënduar situatën edhe në fshatrat Mallkuç, Bilaj dhe Derven te Fushe Krujës. Banorët e këtyre zonave po shfrytëzojnë katet e dyta të banesave për të jetuar, deri sa situata të qetësohet. Edhe këtë herë dëmet në kulturat bujqësore dhe ne banesa janë të mëdha. /abcnews.al