Një hap larg Euro 2024, FSHF gati premion për “legjionarët” e Kombëtares

schedule14:38 - 5 Nëntor, 2023

schedule 14:38 - 5 Nëntor, 2023

Kombëtarja shqiptare është vetëm 1 pikë larg kualifikimit në fazën e grupeve, të Kampionatit Evropian, Euro 2024, që do të zhvillohet verën e ardhshme, në Gjermani, ku vetëm pjesëmarrja do t’i sillte FSHF-së një shifër prej 9.25 milionë eurosh, përveç fitoreve në fazën e grupeve që janë 1.5 milionë dhe barazimeve që përfiton 750 mijë euro.

Mirëpo, përveç premios nga UEFA, Federata ka vendosur të japë 4.5 milionë euro shpërblim për lojtarët dhe stafin teknik, teksa nga këto mësohet se shuma prej 3.5 milionë eurosh do t’u shpërndahet vetëm futbollistëve, ndërsa kontrata e brazilianit Sylvinho në rast kualifikimi parashikon një premio prej 1 milion eurosh shtesë.

Një shifër e tillë, padyshi sjell motivim shtesë në dy ndeshjet e mbetura, të planifikuara për t’u zhvilluar këtë muaj ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, edhe pse mund të thuhet me plot gojë se kualifikimi është arrirë, që pas fitores magjike, në “Air Albania”, ndaj Republikës Çeke. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!