Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do ti nënshtrohet rikonstruksionit, për tu kthyer në pikë referimi të garave sportive europiane.
Projekti i prezantuar nga arkitekti i mirenjohur Vini Mass, fitoi garen nderkombetare per rijetezimin e pallatit te sportit, i cili sipas kryeministrit Edi Rama nuk te marrë vetëm pamje moderne por do t’i rikthehet edhe shkëlqimi i dikurshëm.
“Ky pallat sporti që shpresoj ta realizojmë në një kohë të arsyeshme do të na japë mundësinë që të kemi një kandidaturë shumë të besueshme të Shqipërisë për të pasur këtu edhe finale apo ndeshje të atyre niveleve më të larta europiane.”
Ambicia është që Shqipëria të mirëprësë finalet e Kupës së Kampionëve të Europës apo të Supërkupes Europiane në basketboll apo volejboll.
“Zhvillimi i finales së Konferencë Ligës në futboll ishte një kulminacion i një larmie aktivitetesh ndërkombëtare që zhvillohen në Shqipëri dhe synimi për të luajtur në Shqipëri finalet e Kupës së Kampioneve të Europës apo të Superkupës Europiane edhe në basketboll apo në volejboll nuk është i paarritshëm dhe ndërkohë që ne kemi pasur kontakte me federatat ndërkombëtare dhe janë interesuar dhe për kapacitetet, ky projekt, ky pallat sporti që shpresoj ta realizojmë në një kohë të arsyeshme do të na japë mundësinë që të kemi një kandidaturë shumë të besueshme të Shqipërisë për të pasur këtu edhe finale apo ndeshje të atyre niveleve më të larta europiane.”
Qeveria synon të modernizojë infrastrukturën sportive në çdo nivel dhe të kthejë sportin në prioritet të zhvillimit kombëtar, si nevojë dhe jo luks. Ndërsa do shkohen projektet që çdo shkollë apo komunitet të këtë hapësira të dedikuara për aktivitete sportive./abcnews.al

