Një grua kineze ngeli e bllokuar në shtëpinë e personit që kishte dalë në takim pas lockdownit të vendosur nga autoritetet

schedule01:50 - 13 Janar, 2022

schedule 01:50 - 13 Janar, 2022

Një grua kineze ngeli e bllokuar në shtëpinë e personit që kishte dalë në një takim pasi autoritetet vendosën në lockdown zonën ku ai banonte. Gruaja e identifikuar si zonja Wang e tregoi ngjarjen që i kishte ndodhur në llogarinë e saj në rrjetin social kinez WeChat. Ajo tha se prindërit e saj i kishin organizuar 10 takime pasi ishte kthyer në qytetin Zhengzhou.

Në postimin e saj ajo shkruante që burri që kishte dalë në takim e kishte ftuar në shtëpinë e tij për të konsumuar një vakt për shkak se i kishte thënë që ishte i zoti në gatim. Gjatë takimit zonja Wang zbuloi që zona ku jetonte personi që kishte dalë në takim ishte vendosur në lockdown për shkak të rasteve Covid-19. Ajo i tha mediave ditën e diel që qëndroi e bllokuar për katër ditë dhe që situata nuk ishte ideale.

Zonja Wang tha se ai gatoi për të çdo ditë dhe që ishte një person që nuk fliste shumë. Rastet e Covid-19 në qytetin Zhengzhou po rriten dhe është akoma e paqartë nëqoftëse ajo ndodhet akoma e bllokuar në shtëpinë e personit që doli në takim raporton “BBC”. Në qytet janë raportuar më shumë se 100 raste në javët e fundit sipas gazetës “Global Times”.

Autoritetet urdhëruan mbylljen e bizneseve jo thelbësore ditën e martë dhe janë bërë testime masive Covid-19 për të zbuluar personat e infektuar. Kina i vendos në mënyrë të shpejtë në lockdown komunitetet ku zbulohen raste Covid-19. Zonja Wang nuk është personi i vetëm që është bllokuar pas bllokimeve të shpejta që janë vendosur.

Muajin e kaluar një burrë mbeti i bllokuar në shtëpinë ku po zhvendosej në qytetin Xi’an. Ai i tha medias se nuk u lejua që të përfundonte mbledhjen e bagazheve nga makina e tij dhe që i kërkoi një jorgan fqinjëve.     / abcnews.al