Një grua kërkon arrestimin e Princ Harry-t për një arsye të çuditshme

schedule10:08 - 15 Prill, 2021

schedule 10:08 - 15 Prill, 2021

Një grua indiane kërkon arrestimin e Princ Harry-t pasi pretendon se Duka i Sussex-it nuk ka mbajtur premtimin e bërë ndaj saj për t’u martuar. Gruaja e identifikuar si Palwinder Kaur, pretendon se është njohur me princin në rrjetet sociale dhe se ai i kishte thënë se do të martohej me të.

Ajo gjithashtu kërkoi nga autoritetet indiane të lëshonin një urdhër arresti ndërkombëtar në mënyrë që policia dhe Mbretëria e Bashkuar të kapnin Princ Harry-n dhe ai të detyrohej të zbatonte premtimin për martesë pa vonesa të mëtejshme.

Një avokat indian i cili me sa duket beson se ajo ishte me të vërtetë duke folur me Princin Harry kur ai ofroi të martohej me të e ka çuar atë në gjyq për shkeljen e premtimit

Gjykata e refuzoi aplikimin, duke thënë se nuk ishte provuar që ajo kishte folur me Princin dhe e paralajmëroi për rreziqet e mundshme. Ajo ka pranuar se nuk ka qenë kurrë në Britani dhe se nuk e ka takuar personalisht, pasi kontaktet e supozuara kanë qenë vetëm përmes e-mailit dhe mediave sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!