Një grek tjetër në Shpirag

schedule09:55 - 30 Gusht, 2023

schedule 09:55 - 30 Gusht, 2023

Ky nuk është nga grekët e varrezave të Kosinës, madje as ka lindur akoma. Mund të lindë në çdo moment, kurdo që t’ i duhet politikës, ose më mirë silogjeve ekstremiste greke që me sa duket tani kanë mbërthyer edhe qeverinë helene.

Po pse e kërkojnë ‘grekun’ në maternitetin e Shpiragut?

Arsyeja kryesore është se në Shpirag pritet të dalë naftë, aq naftë sa të paktën tetë herë më shuma se sa nxjerr sot Shqipëria. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë qyshse u ngjiz një ‘bebe’ tjetër grek në Himarë, Fred Bejleri. Kësaj here pala greke ia kishte vënë syrin turizmit të Shqipërisë, që këtë vit u zhvillua si të ishte ‘Demokracia në Plaka’ në kohën e Aristotelit. E prandaj kësaj here Greqia nuk u mor me naftën e Shpiragut.

Aty ku t’ i binte koka krijesës Bejleri, aty do të quhej Greqi, kjo do të bëhej. Imagjinata e polli Alfredon grek në Himarë, por në realitet ai nuk ka lidhje gjaku e origjine me këtë tokë shqiptare perlë të turizmit dhe artit.

Siç shkruan historiani Irakli Koçollari, një ditë nga ato të ‘luftës’ për zgjedhje, një i afërm i Bejlerit e kishte cytur Fredin, në të folmen labërishte:

-O Fredo, orre!, ça bën vëlla, na e turpërove fshatin; na jem na Progonati o të bëfsha… udhët. Pse thua se je na Himara, ke turp ti na fshati inë?

-Na Progonati jam orre, e ç’ të gjeti ti ore vëlla…

Edhe Greqia e di, e tërë Greqia që po merret me këtë marrëzi, e di se Fredo është nga Progonati i Labërisë, por e ka ngjitur në hartën e Himarës si kimik në tabelën e Mendelejevit. Të dy palët, si ‘H2O’ e tabelës, ashtu edhe Greqia, kanë një plan ‘ dinak’. Fredo sot është himarjot dhe merr gjithë Bregun e ia kalon Greqisë si dhuratë, por nesër del hapur se ‘unë Fredo, heroi i helenizmit’, jam grek nga Progonati.

Me këtë rast Greqia, përmes kokës së Bejlerit, shënon edhe Labërinë si greke…

Kështu do të lindë një grek tjetër në Shpirag. Aty po del naftë, naftë e cilësisë më të lartë, energji që do ta bëjë Shqipërinë më të begatë e më të fortë. Mirëpo aty do të lindë një Fred tjetër me mbiemër jo ‘Bejleri’, por Fred Bajraktari- si dronët e Turqisë.

Greqia, kjo që bën budallallëqe, po sheh ëndrrat e vjetra për të pushtuar Shqipërinë, fillimisht në tokat ku ka vlerë. Pastaj pushton Turqinë…, Maqedonisë ia ka hëngër shpirtin me emrin “e Veriut…”, ndërsa Libinë e sulmon pak më vonë. Çudia e shekullit tonë të ri është se Greqia do t’ i sulmojë shtetet e tjerë në emër të BE-së.

‘Jam anëtare e BE- do t’u thotë- prandaj dorëzoni armët, naftën, plazhin, bajraktarin dhe vetë monumentin e Aleksandrit të Maqedonisë.

Greqia nuk e ka luftën vetëm me Shqipërinë. Jo, ajo këtë punë ka bërë në jetën e saj pas Grekëve mitikë; ka bërë punën e sherrit me fqinjët.

Kjo nuk është interesante, interesante është se Greqia lufton ‘nën gju’. ‘ Nën gju’, do të thotë përdorim i absurdit dhe i naivitetit si armë në luftë. Çfarë t’u thuash dy kryetarëve, njëri i Athinës e tjetri i Selanikut, që vijnë si protestues në Himarë, kundër shtetit tjetër?

Çfarë t’ u thuash nesër kur të ‘ pjellin’ Fredin grek në Shpirag? Ata do të thonë se “ Shpiragu është Greqi’.

Deri më sot, fqinjët e Greqisë ( siç jermi edhe ne) kanë rënë më pak viktimë e budallallëkut politik grek; të tjerët e kanë pësuar shumë më keq, sidomos perëndimorët. Grithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian thithën, pa kuptuar, helmin e konfliktit përmes Greqisë. Sot BE mund të konsiderohet një organizëm që ‘mban më këmbë ligjin e Luftës’ me fqinjët. Si mund të jetë kjo një BE e vërtetë?!

A është Greqia anëtare që e ka këtë ligj? Atëherë BE nuk ka se si thotë ‘ jo, nuk jam unë Europa e Ligjit të Luftës’.

Ndërsa fqinjët më shuma luajnë me ‘naivitetin’ grek dhe shumë shpesh e tallin Greqinë.

A nuk u kthye Bejleri në një lodër për qytetarët e Shqipërisë? A nuk iu lut Zotit gazetari i Kathemirinit se ‘ç’ pata që u mora me Edi Ramën”? Gazetaria greke është bërë si shkollë se ‘ si nuk duhet shkruar”.

A nuk janë emigrantët në Greqi ata që po mbajnë më këmbë shtetin, të paktën demografinë, ku mosha mesatare ka shkuar në 49 vjeç? Por edhe punën e biznesin e mbajnë milionerët shqiptarë’ edhe kulturën e lëvrojnë artistë e profesorë emigrantë. Tani emigrantët (shqiptarët më të shumtët), i thonë Greqisë: “Hë mo, ku e ke fshesën?”.

-Hë, pra, më thuaj prapë se ne shqiptarët sapo kemi ardhur në Ballkan!?

Këtë moment e kam përjetuar vite më parë në Athinë. Disa studiues nga Ballkani ishim mbledhur në

konferencën mbi jetën e heroit të Greqisë, Rigas Fereas. Në restorantin ku shkuam për darkë një nga kamerierët ishte shqiptar, shqiptar nga Mati. Mu afrua e më foli me zë të ulët:

-Për historinë po flisni?… Aman ore se ky pronari im më çmendi; më thotë se ‘ju shqiptarët keni ardhur para 600 vjetësh’…

-A i thua dot një fjalë nga unë?, i thashë djaloshit matjan.

-Thuaji se ne kemi ardhur më vonë se 600 vjet… Thuaji se ne kemi ardhur atë vit që ky pronari ka nisur punën në këtë restorant.

Kamerieri ia tha dhe pronari më erdhi si i xhindosur… Nuk dinte çfarë thoshte, veçse kuptohej që ‘i doli kallaji’ me të cilin ishte mburrur para kamerierit shqiptar. Ndërsa kamerieri i fliste si i fituari në betejë:

-Hë, more, ma thuaj prapë se shqiptarët kanë ardhur tani vonë në Ballkan…

Grekët e bëjnë luftën ‘nën gju’, shumë poshtë, madje pa gajle për budallallëkun. Aq sa edhe kryeministrit grek iu desh të qëndronte poshtë. Kësaj here grekët po e ngasin me shqiptarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!