Interi i hedh sytë në Holandë për të afruar një sulmues që këtë sezon ka realizuar 11 gola në Champions League me fanellën e Ajax.
Bëhet fjalë për Sebastian Haller, i cili ka spikatur në të shkuarën Uthrecht dhe Eintracht Frankfurt, ndërsa më pas provoi të luante edhe në Premier League me West Ham.
Tashmë Interi po tenton ta transferojë dhe Gazzetta dello Sport shkruan se ka pasur një takim me menaxherin e sulmuesit në Milano.
Gazeta italiane raporton se zikaltrit i kanë shprehur interesin e tyre dhe u kanë treguar projektin, për ta bindur Haller të kalojë në Serie A.
Pastaj misioni tjetër është të bindet Ajax, që kërkon për kartonin e 27-vjeccarit 35 milionë euro. Interi do tentojë të bëjë një ulje. / abcnews.al