Një foto sa për tetë vjet/ Uashington, ikën Faber. Zëvendësohet nga ish drejtori i postave

schedule16:45 - 26 Gusht, 2023

schedule 16:45 - 26 Gusht, 2023

Me çantën në shpinë, gati për fluturim, dhe me flamurin e vogël që e mbajti 8 vjet mbi tavolinë me vete, Floreta Faber u largua nga ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington.

Është fundi i një detyre mbi 8 vjeçare, vite, që siѯ i përshkruan ajo, ishin sfidues, por të suksessme. Rrugës për në shtëpi, Faber lë pas një periudhë të rëndësishme të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Ajo e nisi detyrën e saj si Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2015. Kur dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti Barack Obama, ajo u bë gruaja e parë në këtë post.

Gjatë detyrës së saj, Faber mbajti kontakte të shpeshta me zyrtarët amerikanë, përfshi edhe nivelet më të larta, nga Presidenti Obama, tek Klinton dhe Presidenti aktual Biden. Ambasadorja u takua me drejtues të tjerë të lartë, si drejtuesja e Senatit, Nanci Pelozi, apo Sekretari i Shtetit, Antoni Blinken.

Faber zhvilloi takime me diasporën dhe nxiti shkëmbimet tregtare e kulturore mes dy vendeve.

Kjo ishte eksperienca e parë si ambasadore e zonjës Faber. Ajo kishte punuar më herët gjatë dhe ngushtë me marrëdhëniet dy palëshe, si Drejtore Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.

Kthimi i saj në shtëpi shoqërohet me ambicien për të shërbyer në vende të tjera, por qeveria ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të.

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Uashington do të jetë Ervin Bushati, se fundmi drejtor i postes shqiptare./abcnews.al