Një forcë sigurie për të qenë në gatishmëri në zonën e Gjirit Persik

schedule15:07 - 23 Shtator, 2019

schedule 15:07 - 23 Shtator, 2019

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, javën e ardhshme, Irani do të kërkojë vendosjen e një force sigurie në zonën e Gjirit Persik. Ndërsa Riadi do të kërkojë një reagim të përbashkët global ndaj sulmeve të Iranit.

Një forcë sigurie për zonën e Gjirit në bashkëpunim me vendet e tjera në rajon. Propozimi do të bëhet nga presidenti iranian Hasan Rouhani në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, javën e ardhshme.

Kreu i shtetit iranian i përgjigjet në këtë mënyrë akuzave të Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës sipas të cilave ka qenë Teherani që ka sulmuar rafineritë e naftës së kompanisë saudit Aramko, në 14 Shtator.

Sulmi u mor përsipër nga rebelët jemenitë shiitë Huthi, të cilët në luftën civile në Jemen luftojnë kundër koalicionit të drejtuar nga sauditët. Të premten e kaluar në 20 Shtator, presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi dërgimin e ushtarëve të tjerë amerikanë në zonë për të mbështetur mbrojtjen saudite.

Sulmet ndaj rafinerive të naftës u konsideruan nga Riad si një përpjekje për të destabilizuar rendin botëror ndaj së cilës duhet një reagim i përbashkët global. Kërkesë që do e paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./ABC News Albania 24/7