Një flamur të bardhë për çdo viktimë nga koronavirusi, nisma unike e pastorit amerikan

schedule14:35 - 2 Maj, 2020

schedule 14:35 - 2 Maj, 2020

Çdo mëngjes rreth orës 10:30, Patrick Collins “mbjell” qindra flamuj të bardhë në pjesën e përparme të kishës së tij të vjetër Greenwich, Connecticut – një flamur për çdo viktimë të Covid-19 në shtet nga një ditë më parë.

“Shpresa ime është që të gjithë, kushdo që e sheh këtë, ta shfrytëzojë  si një mundësi për të reflektuar kudo që janë në këtë momente,” tha Collins, pastori i Kishës për CNN.

 

Kisha tani ka mijëra flamuj mbi lëndinë ndërsa numri i vdekjeve në Connecticut është rritur.

Collins shpreson se ai po dërgon një mesazh për familjet dhe miqtë e viktimave nga Covid-19 të cilët nuk mund t’i kryejnë një varrim të denjë personave që kanë humbur.

“Viktimat nuk harrohen, ata janë më shumë se një numër. Gjyshi juaj, gjyshja juaj, nëna juaj. Ata janë më shumë se një statistikë dhe ne nuk do t’i harrojmë ata edhe  pasi çdo gjë të ketë përfunduar.

Ndërsa disa anëtarë të kishës janë të infektuar me koronavirus, thotë Collins, askush nga kisha nuk ka vdekur.

Që nga e premtja pasdite, Connecticut përbën numrin e gjashtë të vdekjeve më të larta  në SH.B.A.  nga Covid-19, me 2,257 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!