Kodak Black u arrestua të shtunën në Florida pas akuzave se ka shkelur ligjin. Black, i njohur ligjërisht si Bill Kapri, u arrestua në orët e para të ditës së Vitit të Ri. Sipas CNN, reperi 24-vjeçar u arrestua nën akuzën e kundravajtjes dhe më pas u lirua me garanci.
Kjo nuk është hera e parë që reperi ka probleme me ligjin. Ai është arrestuar disa herë, përfshirë në prill 2019 për akuza për drogë dhe armë, teksa tentoi të rihynte në Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja. Në të njëjtin vit, u dënua me tre vjet burg pasi falsifikoi dokumente për të blerë armë në Miami.
Në ditën e tij të fundit në detyrë në vitin 2020, ish-presidenti Trump zbuti dënimin kur reperi kishte kryer rreth gjysmën e dënimit. Në prill, Black u dënua me kusht pasi u arrestua për sulm ndaj një adoleshenteje në Karolinën e Jugut. /abcnews.al


