Një fierak pranon ftesën e Kosovës, Chalandes bën gati listën për miqësoret e qershorit

schedule09:56 - 31 Maj, 2021

schedule 09:56 - 31 Maj, 2021

Kosova do të zhvillojë katër ndeshje miqësore në muajin qershor dhe trajneri Bernard Challandes nuk e ka bërë listën ende zyrtare, por mediet dardane bëjnë me dije se një pjesë e mirë e lojtarëve vijnë nga Superliga e Kosovës.

Dy prej miqësoreve do të jenë ndaj afrikanëve të Gambias dhe Giuneas dhe në ditët në vijim do të zbulohet lista, një pjesë të së cilës e zbulon Telegrafi. Risia e madhe është Gledi Mici. Mbrojtësi i Prishtinës ka marrë ftesë dhe pritet të jetë pjesë e Kosovës në këto ndeshje miqësore.

 

Gledi Mici

30-vjeçari nga Fieri, që këtë sezon ishte një nga më të mirët për Prishtinën kampione, ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë, por nuk arriti të debutojë me kombëtaren e parë. Tani në një moment aspak të pritshëm i vjen ftesa nga “vëllezërit e vegjël” dhe ai ka vendosur ta pranojë e të shijojë edhe një herë emocionet e grumbullimit në një përfaqësuese.

 

Leonit Abazi

Një tjetër “ish” në kombëtaren e Shqipërisë është grumbulluar nga Bernard Challandes. Leonit Abazi është një tjetër ish-lojtar i Shqipërisë, i grumbulluar edhe me kombëtaren e parë, që ka vendosur të kalojë te Kosova. Anësori shkëlqeu këtë sezon me Gjilanin. Nga ana tjetër te Ballkani janë ftuar Mirlind Daku, Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arbër Hoxha dhe Armend Thaqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!