Një fenomen në TikTok, 22 vjeçari rrëfen jetën e vështirë. Historia e babait që nuk e njohu kurrë

schedule08:47 - 27 Prill, 2022

schedule 08:47 - 27 Prill, 2022

Sami Xhelili është bërë një fytyrë e njohur në rrjete sociale për shkak të parodive që realizon. I riu nga Gjilani ka vendosur që t’i kthejë disa këngë të artistëve shqiptarë në parodi, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, Xhelili bëri bujë në TikTok me “Habibi come to Dubai”.

22 vjeçari ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku tregoi se ka pasur shumë përkrahje nga artistë të ndryshëm të estradës shqiptare por shtoi se ka pasur nga ata që nuk e kanë kuptuar atë që bën ai. Ai përmendi Don Xhonin, i cili nuk e ka pritur mirë faktin që një prej këngëve të tij e ka kthyer në parodi.

“95 përqind e artistëve më kanë kuptuar. Ylli Limani, Butrint Imeri, Fero etj por ka dhe prej atyre si Don Xhoni që i është dukur diçka e tepërt. Parodia kjo është, për të të bërë me qeshur. Në momentin që ke vendosur të bëhesh artist, duhet të dish se mund të bëhen parodi.”, u shpreh i riu nga Gjilani.

Përtej asaj që reflekton në rrjet, ai ka pasur një jetë të vështirë. Ai mban emrin e babait, të cilin nuk e njohu kurrë pasi ra dëshmor. “ Është dëshmor i luftës. Jam krenar që ma ka lënë mami emrin e tij.  Edhe pse jam rritur pa të dy prindërit, pasi mami vazhdoi jetën e vet, nuk më kanë lënë që ta ndjej mungesën.”

Ai tregoi është rritur nga gjyshërit dhe njerëzit e afërt të babait të tij. “Gjyshen e kam si mami. Nuk më ka lënë me vuajtur fare. 1 mijë vjet me pas nuk mundem me ua kthyer kurrë atë që kanë bërë për mua. Ishalla zoti ua sjell me ngrënë me lugë dukati“, tha mes të tjerash 22 vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!