Kryebashkuaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë për Vitin e Ri 2024.
Nga Sheshi “Skënderbej”, ku ishin mbledhur mijëra njerëz për të festuar ndërrimin e viteve, Veliaj falenderoi ata që i shërbejnë kryeqytetit, të cilët do e kalojnë Vitin e Ri duke punuar, si mjekët, infermierët, apo edhe policët.
“Vjet ishim kryeqyteti evropian i Rinisë. Këtë vit, Tirana ishte kryeqyteti evropian i sportit. Dua një falenderim të madh për ata që do e gdhijnë në spital, mjekë, infermierë, policë, ata që i shërbejnë Tiranës sonë. Dua t’iu falenderoj të gjithëve për bashkëpunimin”, u shpreh ndër të tjera Veliaj./abcnews.al