Një emër me eksperience për stolin, Shkumbini me trajner të ri në të Parën

schedule21:39 - 2 Gusht, 2021

schedule 21:39 - 2 Gusht, 2021

Shkumbini dominoi grupin A të Kategorisë së Dytë sezonin e kaluar dhe siguroi kalimin në të Parën. Në Peqin po synojnë të krijojnë një ekip sa më kompetitiv.

Objektivi i madh është rikthimi në elitën e futbollit shqiptar, teksa në krye të skuadrës është përzgjedhur Artan Bano.

55-vjeçari lushnjar është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i Shkumbinit. “Artan Bano është trajneri i ri i Shkumbinit! Lorenc Pashja ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit pas një sezoni tejet pozitiv.

Duke i uruar trajnerit Pashja sa më shume suksese në karrierën e tij të vyer, i urojmë mirëseardhjen teknikut Lushnjar në drejtimin e ekipit për sezonin e ri“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit peqinas. /abcnews.al