Domenico Tedesco pritet të jetë trajneri i Belgjikës.
Siç raporton gazeta “Het Nieuwsblad”, trajneri gjerman është favorit i madh për të marrë kombëtaren belege dhe së shpejti do të bëhen njoftimet përkatëse.
Pavarësisht se është vetëm 37 vjeç, Tedesco ka një përvojë të pasur në stol, pasi ka punuar tashmë në Aue, Schalke, Spartak Moskë dhe Leipzig, nga të cilët u shkarkua shtatorin e kaluar pas një fillimi të dobët në Bundesligë.
Belgjika i nis detyrat e saj kualifikuese për EURO 2024 më 24 mars, ndaj Suedisë. /G.D abcnews.al/