Një embrion dinosauri i ruajtur në mënyrë perfekte është zbuluar në Kinë

schedule07:19 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 07:19 - 22 Dhjetor, 2021

Shkencëtarët kanë zbuluar një embrion dinosauri, të ruajtur në mënyrë perfekte që po përgatitej të dilte nga veza e tij. Embrioni u zbulua në qytetin e Ganzhou në Kinën jugore dhe studiuesit mendojnë që është të paktën 66 milion vjet i vjetër.  Embrioni besohet se i përket një dinosauri theropod pa dhëmbë ose një oviraptorosauri dhe është quajtur Baby Yingliang.

Studiesi Fion Waisum Ma deklaroi, që është embrioni që është ruajtur më mirë nga të gjithë embrionet e dinosaurëve që janë gjetur në botë. Zbulimi ka ndihmuar studiuesit që të kuptojnë lidhjen midis dinosaurëve dhe zogjve modernë raporton “BBC”. Embrioni i dinosaurit ishte vendosur në një pozicion të përdredhur brenda vezës, që është një sjellje që shihet tek zogjtë pak para se të çelin.

Studiuesi Ma i tha agjencisë së lajmeve “AFP”, që mënyra si rrijnë zogjtë modernë në vezë është ndikuar nga paraardhësit e tyre dinosaur. Oviraptorosaurët ishin dinosaurë me pendë që jetuan në Azi dhe Amerikën e  Veriut  dhe mendohet që kanë jetuar në tokë nga 66 milion vjet më parë deri në 100 milion vjet më parë.

Baby Yingliang është 27 cm e gjatë dhe është vendosur në një vezë me gjatësi 17 cm në Muzeun e Historisë së Natyrës Yingliang në Kinë. Veza u zbulua për herë të parë në vitin 2000, por u vendos në ruajtje për 10 vjet.

Një pjesë e trupit të dinosaurit është ende e mbuluar nga shkëmbi dhe studiuesit do të përdorin teknika të avancuara skanimi për të krijuar një imazh të skeletit të tij të plotë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!