Një ekspozitë për Tupac Shakur do të hapet së shpejti

schedule18:07 - 5 Nëntor, 2021

schedule 18:07 - 5 Nëntor, 2021

Një ekspozitë për Tupac Shakur do të hapet në Los Angeles më 21 Janar. Ekspozita vjen 25 vjet pas vdekjes tragjike të ikonës së hip hop-it, ku jeta, ndikimi dhe trashëgimia do të eksplorohen në një përvojë gjithëpërfshirëse muzeale, të titulluar “Wake Me When I’m Free”.

“Është një privilegj të jesh pjesë e një projekti të tillë monumental dhe të ndërtosh një përvojë që nderon një njeri kaq produktiv, nuk mund të përmblidhet me fjalë. Ne donim të krijonim një përvojë të paharrueshme që do t’ju frymëzojë për të qenë më të mirë, duke kuptuar se ai ishte një shpirt i vërtetë revolucionar.”, tha drejtori kreativ Jeremy Hodges.

In this 1993 file photo of Tupac Shakur.

I njohur për këngët hit “Dear Mama”, “I Get Around”, “Keep Ya Head Up” dhe filmat “Juice”, “Above the Rim” dhe “Poetic Justice”, Shakur vdiq më 13 shtator 1996, gjashtë ditë pasi u qëllua me armë zjarri në Las Vegas.

Tupac Shakur, 20 Years Later: 22 Famous Fans Who Praised the Late Rapper |  Billboard | Billboard

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!