Një duet tjetër me Luanën? Bujar Qamili rrëfen fillimet në muzikë: Shkodrën nuk e lashë as për Australinë

schedule09:22 - 20 Qershor, 2022

schedule 09:22 - 20 Qershor, 2022

Bujar Qamili ishte i ftuar në”Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu fillimet e tij në muzikë. Sot, ndërsa kanë kaluar rreth 50 vite karrierë, Bujari vlerësohet si një ndër zërat më të mirë shqiptare. Gjatë bisedës, ai rrëfeu se në fillim ka punuar në një fabrikë cigaresh me Gëzim Krujën.

Gjatë kësaj kohë këngëtari angazhohej edhe në muzikë. Më pas, Bujari rrëfeu se si u bë pjesë e festivalit të RTSH-së, ku dhe më pas karriera e tij do të lulëzonte. “Ka qenë një ndërmarrje që kur jepej koncerti vinte Tano Banushi dhe shumë të tjerë, shihnin talentet.

Kur më dëgjojnë duke kënduar, të nesërmen më marrin në telefon. Ishte Haki Katroshi në RTSH, dhe tha ti je ai çuni që ka kënduar mbrëmë. Urgjentisht me e sjellë në Tiranë sepse do ta fusim në festivalin e radios. Shkova dhe këndova një këngë shkodrane.

Më gjetën një këngë me motive popullore. Fillova në festival dhe pastaj në estradë. E falenderoj RTSH-në se aty jam rritur dhe më ka dhënë spunton.“, tha ai. Mes të tjerash, ai rrëfeu dhe arsyen se pse nuk largohet asnjëherë nga Shkodra.

Këngëtari tha se gjatë viteve 90 i kishin ofruar për të jetuar në Australi por nuk kishte pranuar. “Shkodra për mua është krenari. Nuk mund ta lë për një vend më të mirë që është në Evropë. Në ’94, ka qenë një shoqatë e kishës në Australi, dhe më thanë rri për komunitetin këtu sa herë që të kemi koncerte.

Nuk e kam pranuar. Nuk e lashë gjallë.“, tha ai duke interpretuar më pas disa vargje për qytetin. Mes të tjerash, ai foli gjithashtu dhe për bamirësitë që ka bërë ndër vite për njerëzit në nevojë. Sakaq, mes të tjerash ai foli dhe për duetin me Luana Vjollcën.

I pyetur për një tjetër duet, ai nuk e përjashtoi mundësinë. “Kam qenë pak strikt në këtë dretim. Vetëm një përjashtim ka bërë në jetën time. Të gjitha duetet e tjera i kam bërë me qejf por ai i Luanës i ka vu pikë.“, tha ai.

 

. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!