Një ditë pas rrëmujës blu, çfarë prodhoi? Ilir Alimehmeti: Kemi një komb “në vdekje”, opozita do të bëjë opozitë, jo oponencë!

schedule20:37 - 8 Tetor, 2024

schedule 20:37 - 8 Tetor, 2024

Protesta e opozitës e mbajtur të hënën në kryeqytet u shoqërua me dhunë, tensione hedhje të molotovëve, ku u raportua edhe për të plagosur.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ilir Alimehmeti, komentoi protestën e opozitës, ndërsa u shpreh me kritika edhe për qeverinë.

Alimehmeti theksoi se mbështet lirinë e fjalës, duke shtuar vendi nuk ndodhet në një situatë të mirë dhe se detyra e opozitës është të bëjë opozitë.

Mentor Nazarko: Gjatë kësaj qeverisje kemi parë kur protestat e studentëve kanë funksionuar.  Tani ka një moment këtu që s’ka lidhje me fjalën, çështja e përdorimit të bombove molotov që nuk janë të prodhuara në mënyrë artizanale. Përse është ky preferim? Edhe pse mendoj që bëhet për të prekur nervin e ndërkombëtarëve.

Ilir Alimehmeti: Unë jam ke liria e fjalës. Mund të them që nuk ka munguar vetëm nga vera e mbrapa. Në dhjetor të 2023 dhe në prill 2024, kemi raste. Opozita do të bëjë opozitë dhe jo oponencë. Patjetër ka çështje madhore që mund të bashkëpunojmë që janë në të mirë të gjithëve. Nuk dua t’i shmangem edhe pjesës së molotovit. Por kur vendosesh në kushte kur rinia ka ikur, fëmijë nuk po lindin. Është një komb në vdekje. Kemi një rini në arrati dhe një pleqëri në apati…

I pyetur nga gazetari Martin Leka nëse e mendon Sali Berishën i cili është shpallur non grata nga SHBA, kryeministër në 2025, Alimehmeti theksoi se PD është forca madhore opozitare dhe ajo do të nxjerrë kandidatin për kryeministër.

Martin Leka: E mendon Sali Berishën  non grata kryeministër?

Ilir Alimehmeti: Duhet të lejojmë Kryesisë që të japë propozimet e veta. Unë njoh që PD është forca madhore opozitare dhe ajo do të nxjerrë kandidatin për kryeministër. Të mos harrojmë që kemi edhe një proces primare përpara.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!