Një ditë pasi zyrtarizoi rikthimin në PD, Besnik Mustafaj shfaqet krah Bashës në Kosovë

schedule13:33 - 20 Korrik, 2020

schedule 13:33 - 20 Korrik, 2020

Besnik Mustafaj është shfaqur sot në krah të Lulzim Bashës, një ditë pasi Abc News konfirmoi rikthimin e tij në Partinë Demokratike.

Mustafaj zyrtarizmi dje rikthimin, ndërsa është përzgjedhur nga Basha për ta shoqëruar këtë të fundit në vizitën e tij dy ditore në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Avdullah Hoti.

LEXO EDHE: Krahas Genc Rulit, rikthehet me detyrë në PD edhe Besnik Mustafaj

Kujtijmë se pas Genc Rulit, ish ministri i Jashtëm, Mustafaj do ti bashkohet grupit te personaliteteve qe do përzgjedhin mes kandidaturave që kanë propozuar strukturat e bazës së demokratëve. /abcnews.al