Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta në godinën e kreut të Shtetit.
Takimi ka zgjatur për 60 minuta, ndërsa ende nuk është zbardhur diskutimi i tyre.
Kjo lëvizje erdhi një ditë pasi Kim i shkoi në zyrë Ramës lidhur me zhvillimet e Këshillit Politik dhe nismën e opozitës parlamentare për ndryshimet Kushtetuese.
Opozita jashtëparlamentare dhe presidenti Ilir Meta kanë qendër kundër ndryshimeve kushtetuese, pasi ky i fundit është shprehur se në rast se ato miratohen nuk do ta njohë kryeministrin që do të dalë në zgjedhjet e ardhshme.
Takimi i Kim me Metën vjen disa orë para mbledhjes së Këshillit Politik i parashikuar të mbahet në orën 17:00 të pasdites së sotme./abcnews.al