Një ditë pas Lojërave Olimpike, Tokio shënon 2,884 raste me Covid

schedule12:25 - 9 Gusht, 2021

schedule 12:25 - 9 Gusht, 2021

Tokio ka raportuar  2,884 raste të reja në 24 orë- një rënie e lehtë e rasteve një ditë pas përfundimit të Lojërave Olimpike. Të dielën Japonia shënoi shifra rekord, mbi 14 mijë raste në të gjithë vendin, duke tejkaluar 10,000 raste  për të gjashtën ditë radhazi.

Okinawa raportoi 332 raste, Hokkaido  310 dhe Hyogo  275 raste në 24 orë. Tokio ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme që nga 12 korriku, por sipas raportit të së hënës masat kanë qenë jo efektive në parandalimin e përhapjes së variantit Delta.

Sipas kritikëve, Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat u mbajtën nga 23 korriku deri të dielën, gjithashtu mund të kenë minuar mesazhet publike, duke krijuar një atmosferë festive në të cilën njerëzit kishin më shumë gjasa të dilnin jashtë dhe të takonin të tjerët pavarësisht thirrjeve të autoriteteve se duhej të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet me te tjerët./abcnews.al