Një ditë pas dorëheqjes së Bashës, ç’po ndodh sot në selinë blu?

schedule11:19 - 22 Mars, 2022

schedule 11:19 - 22 Mars, 2022

Në selinë e Partisë Demokratike mbizotëron sot qetësia, ndërsa një ditë më parë kryetari i saj Lulzim Basha u dorëhoq. Gazetari Juxhin Mustafaraj nga selia blu raporton se i vetmi që ka mbërritur në zyrën e tij paraditen e sotme është kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.

Përveç tij asnjë funksionar tjetër nuk është paraqitur sot në PD. Situata e qetë dhe pa shumë lëvizje në seli përkon edhe me faktin se sot është një ditë pushim me rastin e festës së Sulltan Novruzit. Sot gjithashtu është edhe përvjetori i 22 marsit, ku Partia Demokratike mori fitoren e parë 30 vite më  parë, duke sjellë pluralizmin politik në vend. Lidhur me këtë datë të shënuar për PD, i pari që dha sot mesazhin e tij ishte ish-kryetari Basha.

Sakaq, në PD nuk do të ketë sot aktivitete politike, ndërsa Enkelejd Alibeaj do të ketë në vizitë në Kryegjyshatën Botërore. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!