Një ditë pas atentatit mafioz në Vlorë, kamerat e sigurisë në autostradë rol kyç për kapjen e ekzekutorëve

schedule10:33 - 19 Gusht, 2022

schedule 10:33 - 19 Gusht, 2022

Vijojnë hetimet për ngjarjen në Vlorë ku mbetën te vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Burime nga policia konfirmojnë se janë duke u këqyrur kamerat e sigurisë deri në momentin e daljes në autostradë për të parë lëvizjen e mjetit ku po udhëtonin dy viktimat por edhe të mjetit tjetër

BMW të gjetur te djegur, çka mund te japë informacion për autorët e krimit.

Lexo edhe: I ndoqën dhe i zunë pritë, si u ekzekutuan për 120 sekonda Lena dhe Xhezo në Vlorë, gabimi që nuk u shpëtoi vrasësve

Ndërkohë po ashtu kontrolle nga policia janë kryer gjate gjithë ditës së djeshme edhe ne mbrëmje ne banesa te ndryshme.

Grupi hetimor është duke verifikuar edhe lëvizjen e dy viktimave edhe një dite para atentatit, pasi mund te çojë ne dëshmitarë qe mund te japin sadopak informacion për ngjarjen.

Deri me tani nga policia nuk ka ende gjurmë mbi autoret qe dyshohen se mund te jene me pagese.

Dy viktimat u qëlluan ne autostradë një ditë më parë me breshëri automatiku, teksa udhëtonin ne një mjet tip Benz./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!