Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një ditë para ‘stuhisë’/ Hysaj: Në Serbi, për fitore! Kemi lojtarë me eksperiencë dhe frymë të mirë grupi

schedule16:44 - 10 Tetor, 2025

schedule 16:44 - 10 Tetor, 2025

Na ndan vetëm një ditë nga ndeshja në stadiumin e Leskovacit, ku Shqipëria luan kundër Serbisë. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, tha në konferencën për shtyp se ekipi shqiptar është përgatitur dhe duhet të luajë për fitore. Skuadrën serbe e komentoi një si një skuadër me lojtarë me të mirë dhe sulmues me kualitet, por ndërkohë Hysaj shtoi se ekipi shqiptar ka një frymë të mirë dhe eksperiencë.

“Të gjithë kemi ardhur për fitore. Futbolli është i ccuditshëm, gjëja e mirë është që të jemi në një mendje në fushë që të marrim fitore. Shpresoj që nesër të jetë dita!

E dimë që Serbia ka lujtarë dhe sulmues të mirë. Kam luajtur dhe në Itali me sulmuesit dhe kanë kualitet. Ne kemi një frymë grupi shumë të mirë, kemi eksperiencë dhe do të dijmë të përballojmë sulmin e Serbisë.” , tha Hysaj. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!