India raportoi 9.971 raste të reja me koronavirus të djelën, një ditë përpara se të përgatitej për të rihapur qendrat tregtare, hotelet dhe vendet fetare pas një bllokimi 10-javor raporton ministria e shëndetësisë.
India tani ka kaluar Spanjën si vendi i pestë më i goditur nga pandemia në botë, me 246.628 raste të konfirmuara dhe 6.929 viktima.
India tashmë ka rikthyer pjesërisht shërbimet e trenave dhe ka lejuar dyqanet dhe prodhimet të rihapin. Kompanitë e tregtisë elektronike kanë filluar të shpërndajnë mallra, përfshirë ato që konsiderohen jo-thelbësore, në vendet jashtë zonave të kontrollit./abcnews.al

