Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një ditë më parë festoi ditëlindjen, Adriana Matoshi zbulon surprizën e këndshme nga partneri

schedule19:14 - 6 Shkurt, 2021

schedule 19:14 - 6 Shkurt, 2021

Një ditë më parë, Adriana Matoshi festoi përvjetorin e 41-të. Partneri i saj, Keith Groeneveld ndau në rrjete sociale një video me disa nga momentet më të bukura me Matoshin, krahas së cilës shkruante: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”. Mirëpo, kjo nuk ka qenë surpriza e vetme e futbollistit ndaj aktores.

Për shkak se ndodhen larg, ai i ka dërguar një buqetë me 41 trëndafila, ndërsa i ka shkruar dhe një letër me fjalët më të ëmbla. Ka qenë vetë aktorja e cila e ka ndarë me ndjekësit dedikimin e tij. “Faleminderit dashuria ime, edhe pse jemi kilometra larg, ti prapë gjen mënyrën për të më bërë të lumtur!“, ka shkruar Matoshi krahas fotos.

Letra e plotë e Keith drejtuar aktores:

Gëzuar ditëlindjen shpirt!

Para së gjithash dua të falënderoj Zotin që të dha edhe një vit. Do të doja të isha atje me ty, për të festuar ditëlindjen tënde në një mënyrë që nuk e keni bërë më parë. 41 trëndafila për gjithë këto vite që ke qenë një bekim në këtë Tokë.

Të gjitha këto do t’ju bëjnë të mendosh për verën që kemi kaluar së bashku në mbyllje. Më beso, ne do të kemi më shumë kujtime të lumtura për t’u parë. Gëzojeni ditën loçka! Më shumë bekime, më shumë jetë, më shumë dashuri. Të dua shumë zemër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!