Një “dhuratë për ty”/ One Albania, 100 pako ndihmë për banorët e Vorës e Rrogozhinës

schedule15:54 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 15:54 - 29 Dhjetor, 2023

Në prag të fundvitit One Albania dhe stafet e tyre, në bashkëpunim me organizatën “Habitat” dhe Autoritetin Shtetëror të Shërbimit Social kanë shtuar arsyet për të festuar edhe për familjet në nevojë të Bashkisë Vorë dhe Rrogozhinë, duke dhuruar sasi të konsiderueshme të produkteve të shportës për tryezat e tyre.

Së bashku me familjet përfituese, në aktivitetet e mbajtura në të dyja bashkitë ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i One Albania Z. Brano Djurovic, Kryetari i Bashkisë Vorë Z.Blerim Shela, Drejtori i Shërbimit Social për Qarkun Tiranë Z. Alfred Muharemi, Drejtori i Shërbimit Financiar dhe Social I Bashkisë Rrogozhinë Z. Rezar Vogli dhe përfaqësues të organizatës “Habitat”.

Z. Djurovic shprehu mirënjohjen e tij për stafet e One Albania që u ofruan të asistojnë të gjithë procesin e udhëzuar nga Qendra “Habitat” dhe institucionet e linjës, duke u angazhuar për aktivitete të tilla më të shpeshta dhe me shtrirje më të gjerë si në familje, po ashtu edhe në partnerë që mund t’i bashkohen kauzës.

Në fjalën e tij Z. Blerim Shela u shpreh mirënjohës për kujdesin e treguar nga One Albania këtë fundvit për personat me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta, duke krijuar kështu mundësinë që të gjithë të festojnë në këtë fundvit.

Drejtori i Shërbimit Social për Qarkun Tiranë Z. Alfred Muharemi gjithashtu shprehu mirënjohjen për One Albania dhe organizatën “Habitat” e cila përpos shume projekteve filantropike në fushën e përgjegjësisë sociale, janë sot pranë familjeve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuar në Vorë dhe Rrogozhinë.

Aktiviteti i dhurimeve u mbyll në qytetin e Rrogozhinës ku Drejtori i Shërbimit Financiar & Social i qytetit falenderoi edhe në emër të Kryetarit të Bashkisë, për këtë aktivitet bujarie i cili merr kaq shumë vlerë në këtë sezon dhe, vecanërisht për familjet dhe personat me nevoja të vecanta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!