“Një dhuratë nga shpirti i një babai”, artisti i njohur pritet të sjellë kujtimin më të bukur të jetës

schedule10:08 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 10:08 - 25 Dhjetor, 2020

Këngëtari Skerdi Ago dhe partnerja e tij, Vesa u bënë prindër për herë të parë në Janar të këtij viti. Këtë moment të veçantë të ardhjes në jetë të të birit, artisti ka vendosur ta shenjojë me një projekt muzikor.

Skerdi ka zbuluar se së shpejti do të vijë me një projekt muzikor dedikuar djalit dhe bashkëshortes së tij. Krahas një videoje me disa momente para dhe pas lindjes së Roit, artisti shprehet se kjo është një dhuratë që e krijuar ndërsa shihte të birin duke u rritur dita ditës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by S K E R D I (@skerdiago)

“Ky projekt i dedikohet djalit tim Roit dhe gruas sime Vesës. Një emocion i fortë mes vargjesh më kaplon sa herë dëgjoj këtë këngë të cilën e krijova pak nga pak teksa shihja djalin tim duke u rritur. Sot jam mirënjohës ndaj Zotit për këtë bekim që m’ka dhënë dhe në një vjetorin e ëngjëllit tim, kjo do jetë dhuratë nga shpirti i një babai…#comingsoon”, ka shkruar Skerdi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!