Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një derbi në ‘përvëlim’/ Në Florida do të luhet dueli i madh Juventus-Man City

schedule12:50 - 26 Qershor, 2025

schedule 12:50 - 26 Qershor, 2025

Edhe të dalësh për stërvitje është një vuajtje. Këtë e kuptojnë mirë të gjithë futbollistët në Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa po e provojnë edhe yjet e dy skuadrave të mëdha që luajnë sot.

Juventus-Mançester Siti është sfida e orës 21:00 në një nga stadiumet e Floridës, aty ku I nxehti ndihet edhe më shumë.

“Zonja e Vjetër” ka mundësi të luajë për dy rezultate sepse I mjafton edhe barazimi, sepse ka shënuar 9 gola ndaj 8 të Sitit.

Trajneri Igor Tudor pritet të luajë me të njëjtin formacion si edhe në dy ndeshjet e tjera, ku kanë spikatur lojtarë të rinj dhe me shumë talent si Konseisao apo Kenan Jildiz.

Ndryshimi I vetëm mund të jetë aktivizimi I sulmuesit serb, Dushan Vlahoviç, që nga fillimi.

Po Siti?

Ish-kampionia e Anglisë, dhe kampionia e botës në fuqi, do të bëjë maksimumin për të fituar, në mënyrë që të shmangë një përballje në raundin e dytë me Realin.

Trajneri Pep Guardiola besohet se do të kthejë në formacion lojtarë si Çerki, Foden apo Ruben Dias, ndërsa Eçeverri është i dëmtuari i vetëm.

Guardiola flet për vapën dhe për gjendjen e mesfushorit Rodri.

“Padyshim që i nxehti është problem. Kjo është e qartë, por ne nuk mund ta ndryshojmë këtë gjë. Duhet të përshtatemi. Kështu do të jetë edhe në Kupën e Botës vitin tjetër, tashmë e dimë. Gjithsesi, ne duhet të jemi gati për të vuajtur. Juventusi është një rival I madh, siç e ka treguar edhe këtu. Një emër i madh të cilin e respektojmë, ndonëse çdo ndeshje luhet për t’u fituar. Rodri mund të luajë, ose jo. Sidoqoftë, ai nuk ka mundësi për 90 minuta, por jemi të lumtur që ta aktivizojmë”.

Siti cilësohet favorit për fitoren, ndonëse Juventus ka bilanc mjaft më të mirë në ndeshjet direkte në histori.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!