Një deputet me aftësi të kufizuara në Kuvendin e Kosovës: Kush është kauza ime

schedule15:15 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 15:15 - 26 Dhjetor, 2019

Fetah Rudi është deputeti i zgjedhur i LDK-së, që do të jetë pjesë e kësaj legjislature në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti me aftësi të kufizuara ka folur për mediat para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka treguar edhe kauzat e tij.

“Kauzat që do ti shtyjë përpara dihet, janë vrasjet politike që kanë ndodhur pas luftës, si dhe kërkesat e qytetarëve. Edhe për personat me aftësi të kufizuara, do të jem i zëshëm për të drejtat e tyre”, ka thënë ai.

Rudi nuk ka komentuar diskutimet për koalicionin LDK – VV. “E kemi betimin si deputetë, pastaj shohim”, thotë ai.

“Sido që të jetë do të jem në Kuvend të Kosovës, do të jem në paralament dhe do të ngre ngre zërin”, ka stuar ai më tej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!