Në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një baba ka dënuar vajzën e tij 10 vjecare duke e detyruar të bëjë në këmbë rrugën për në shkollë, pasi kishte tallur për herë të dytë një shokun e klasës. Vogëlushja ka ecur për 8 kilometra në një temperaturë prej 2 gradësh.
Për të dënuar vajzën e tij 10 vjeçare, e cila u pezullua për herë të dytë nga shërbimi i autobusit të shkollës pasi u tall me një shokun e klasës, një baba vendosi që ta detyrojë të ecë në këmbë deri në shkollë. Tetë kilometra, me një temperaturë prej dy gradësh. Ngjarja ndodhi në qytezën e Suanton në Ohajo.
Në videon e postuar në profilin e tij në Facebook, Met Koks shkruan se ndoshta shumë persona nuk do të jenë dakord me vendimin e tij, por ai mendonte se kishte bërë zgjidhjen e duhur. Babai e ndoqi të bijën me makinë duke e filmuar gjithë rrugës, për ta publikuar më pas në Facebook. /abcnews.al