Një delegacion i nivelit të lartë i Partisë Komuniste të Kinës do të shkojë të hënën për një vizitë tre-ditore në Serbi

schedule17:30 - 19 Maj, 2024

schedule 17:30 - 19 Maj, 2024

Një delegacion i rangut të lartë i Partisë Komuniste të Kinës, i kryesuar nga një anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe sekretari i Komitetit të Qytetit të Pekinit Jin Li, do të shkojë të hënën në Serbi.

Delegacioni do të vizitojë Serbinë për tre ditë, me ftesë të Partisë Pogresive serbe, SNS.

Gjatë qëndrimit në Serbi, delegacioni nga Pekini do të vizitojë Beogradin dhe Novi Sadin dhe do të takohet me lidershipin më të lartë të Partisë Progresive Serbe, si dhe me Qeverinë e Serbisë dhe do të mësojë për projekte të rëndësishme kombëtare.

Kjo vizitë vjen menjëherë pas vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Serbi dhe paraqet vazhdimësi të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Partisë Progresive Serbe dhe Partisë Komuniste të Kinës, si dhe dy vendeve./abcnews.al