Lojtarët e Barcelonës së vitit 2009 janë mbledhur sot në Camp Nou, para sfidës ndaj Alaves, të cilën katalanasit e fituan me rezultatin 4-1. Arsyeja? Sot u bë një dekadë që nga koha kur Barcelona fitonte 6 trofe në një vit kalendarik.
Barcelona e 2009-ës fitoi La Ligan, Kupën e Spanjës, Superkupën e Spanjës, Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve. KAtalanasit kishin në përbërje disa nga emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit.
Disa nga yjet që u mblodhën sot në Camp Nou para fillimit të takimin, ishin Puyol, Keita, Pinto, Abidal, Pique, Messi dhe Busquets. Vetëm tre futbollistë kanë ngelur te Barcelona që ishin pjesë e asaj skuadre të sezonit 2008-09. Messi, Pique dhe Busquets vazhdojnë të jenë pjesë e katalanasve edhe pas plot 1 dekade, madje të tre futbollistët luajtën titullarë sot./abcnews.al
La Liga.
Copa del Rey.
Champions League.
Super Cup.
Supercopa de Espana.
Club World Cup.Barcelona’s class of 2009 are honoured at Camp Nou, 10 years after they won six trophies in a year ?? pic.twitter.com/tQCOnYW0aZ
— B/R Football (@brfootball) December 21, 2019