Një cigare e largoi nga Arsenali, Szczesny: Wenger dinte gjithçka!

schedule20:43 - 28 Prill, 2020

schedule 20:43 - 28 Prill, 2020

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny (po, një ndër emrat më të vështirë për t’u shkruar), ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të ish-klubit të tij, Arsenalit. Gardiani polak, me video-call, rrëfeu aventurën e tij te “Topçinjtë” (2009-2015).

“Ishte një periudhë kur e konsumoja rregullisht cigaren. Wenger e dinte, e urrente këtë gjë. Nuk më ka lejuar kurrë ta pi në dhomat e zhveshjes, as në ambientet e klubit. Por një ditë, nuk e di pse, ndoshta adrenalina pas ndeshjes, më bëri të ndez një cigare në dhomat e zhveshjes.

U largova disi, shkova në cepin më të largët, bëra më të mirën që të fshihesha, por dikush me zbuloi dhe i tha trajnerit. Ai më thirri në zyrë dhe me pyeti nëse është e vërtetë, i thashë po. Më tha që do të dënohem dhe që nuk do të luaj për disa ndeshje. David Ospina më pas, bëri ndeshje të shkëlqyera dhe ishte e vështirë për mua të rikthehesha në formacion, prandaj u largova”, rrëfeu Szcezny./abcnews.al