Një burrë që pretendonte që ishte avokat për të kontrolluar jetën e të dashurës së tij dënohet në Uells

schedule03:03 - 19 Janar, 2022

schedule 03:03 - 19 Janar, 2022

Një burrë që pretendonte që ishte avokat, doktor, zyrtarë këshilli për të kontrolluar jetën e të dashurës së tij është dënuar me dy vite burg me kusht. Ai përdori adresa emaili fallco që të gënjente, duke shkruajtur që partnerja e tij është droguar dhe abuzuar. Carwyn Roberts që është nga qyteti Bangor i Uellsit u deklarua më parë fajtor për sjellje kontrolluese dhe shtrënguese në gjykatën e Mold Crown Court.

Ai gjithashtu u urdhërua të kryente 150 orë shërbim në komunitet. Gjykatës i’u tha se Roberts takoi të dashurën e tij në faqen e internetit Plenty of Fish përpara se të transferoheshe në banesën e saj raporton “BBC”. Një punonjës i një qendre të kohës së lirë i tha asaj se Roberts po merrte një trashëgimi prej 300,000 paundësh dhe i sugjeroi që të fillonin të shikonin për shtëpi, por në të vërtetë nuk kishte ekzistuar asnjë trashëgimi.

Emailet që ajo supozohej se kishte marrë nga një avokat për blerjen e shtëpisë ishin dërguar nga Roberts. “Avokati” e pyeti gjithashtu për historinë e saj seksuale, sugjeroi se kishte kamera në banesën e saj që e kishin regjistruar atë të tradhtonte. Ende duke u shtirur si avokat, Roberts i tha asaj se kishte procedime penale kundër burrave që kishin abuzuar seksualisht me të.

Më pas ai e bindi të dashurën e tij të linte punën pasi i tha asaj për një pozicion pune në Këshillin Gwynedd. Ajo më pas mori emaile të rreme të autoriteteve lokale që dukej se i ofronin punësim. Duke u paraqitur si mjek, Roberts i dërgoi mesazhe duke i thënë të dashurës së tij se ishte shtatzënë. Një nga të afërmit e saj ngriti alarmin pasi ata besonin se diçka nuk shkonte në një foto të skanuar që i’u dërgua. Fotoja ishte gjetur nga Roberts në internet.  / abcnews.al