Nuk ka zhvilluar një karrierë cilësore, Sevilla është klubi më i madh ku është aktivizuar, por puna dhe sakrificat shpërblehen një ditë. Flasim për Diego Carlos, i cili është afër transferimit te Barcelona. Qendërmbrojtësi brazilian është pjesë e skuadrës andaluziane prej vitit 2016 dhe paraqitjet e tij kanë ardhur gjithmonë në rritje.
Sport.es raporton se 27-vjeçari është emri i parë në listën e dëshirave të Barcelonës për përforcimin e mbrojtjes. Diego Carlos ka një klauzolë largimi prej 75 milion eurosh, shumë që kampionët e Spanjës e cilësojnë të larta.
Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur negociatat dhe po tentojnë të bindin Sevillën të ulë pretendimet e saj. Mbrojtja ka qenë një nga repartet më të dobëta të katalanasve në vitet e fundit dhe Diego Carlos shihet si përforcimi i duhur. /abcnews.al