Një bomber afrikan për Tiranën, kampionët gjejnë zëvendësuesin e Ngoo

schedule20:37 - 13 Gusht, 2020

schedule 20:37 - 13 Gusht, 2020

Tirana fitoi 3-0 miqësoren e sotme ndaj Pogradecit. Sulmuesit Muçi (dygolësh) dhe Avdijaj realizuan golat e fitores, teksa Emmanuel Egbo pret një tjetër lojtar në këtë repart, që do të zëvendësojë anglezin Michael Ngoo.

Drejtuesit e kanë gjetur në Ganë dhe ai quhet Derrick Sasraku. 26-vjeçari, i cili vjen nga skuadra e Medeame, aktivizohet në qendër të sulmit, por mund të aktivizohet edhe në krahun e djathtë të këtij reparti.

Ghanasoccernet raporton se Sasraku ka arritur akordin me kampionët e Shqipërisë. Bisedimet dhe transferimi i afrikanit në Superiore, janë zhvilluar nga Hektor Çomo, menaxheri i njohur shqiptar që punon me klubin bardheblu. /abcnews.al