Një Betlehem i pazakontë në Hajmel, Hilaj: 3 mijë vizitorë për dy ditë

schedule08:07 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 08:07 - 27 Dhjetor, 2019

I ftuar në “ABC e mëngjesit”, me Enkel Demin, Markerid Hilaj ka folur për realizimin e Betlehem-it në Hajmel. Hilaj ka treguar detaje nga organizimi dhe sfidat që kanë hasur për ta sjellë këtë ngjarje për publikun sa më të organizuar.

“Është një eksperiencë e importuar nga jashtë, nga Italia. Ka pasur sfidat e veta, por në fund mbetet një kënaqësi. Dëshira e mirë e njerëzve është për tu vlerësuar, çdo gjë bëhet në mënyrë vullnetare”, shprehet Hilaj.

Më tej ai theksoi se është një ngjarje e ndërthurur. Nga eksperiencat e marra janë hartuar disa ide dhe me ndihmën e vullnetarëve e gjitha mori kuptimin e duhur.

“Kur është bosh nuk ta jep impaktin, por ajo që të lën pa frymë është impakti i njerëzve. Qëndron e hapur për katër orë”, tregon ai.

Ai shprehet se ka tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe se për dy dit ka pasur 3 mijë vizitorë.

“Nuk është diçka vetëm religjoze, por edhe kulturore. Besimi është i ndryshëm në persona të ndryshëm. E bukura e këtij viti qëndron se është e gjithë familja. Një familje reale. Veshjet janë të epokës së Krishtit dhe janë bërë pjesë e garderobës së famullisë” tha Hilaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!