Kepa Arrizabalaga e ka humbur besimin e Frank Lampard dhe ka përfunduar në stol. Trajneri i Chelsea është i zhgënjyer me paraqitjet e portierit spanjoll dhe ka vendosur t’i besojë portën “veteranit” Willy Caballero.
“Blutë e Londrës” nuk e përballuan dot Bayern Munchen mbrëmjen e kaluar dhe u mposhtën 0-3 në shtëpi. Edhe pse do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Gjermani, çështja e kualifikimit është e mbyllur.
Mesfushori i bavarezëve, Thiago Alcantara i ka dalë në mbrojtje Kepës në një prononcim për Efe. Të dy lojtarët luajnë bashkë në kombëtaren e Spanjës dhe Thiago e vlerëson shumë portierin 25-vjeçar.
“Kepa është një mik i shtrenjtë i imi dhe jam shumë i lidhur me të. Ai është një portier i madh, por nuk e di mirë se çfarë situate po kalon te Chelsea“, thekson Thiago Alcantara. /abcnews.al
