Si rrallëherë, një prej baballarëve është bërë pjesë e Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Bëhet fjalë për babain e Soarit, i cili ka ardhur si një surprizë për ditëlindjen e të birit.
Pas tortës me qirinj që mamaja dhe i vëllai i sollën gjatë provave, mbrëmjen e sotme ata kanë performuar familjarisht në skenë.
Ky do të jetë një kujtim shumë i bukur si për Soarin kur të rritet, ashtu edhe për prindërit e tij, që janë balerinë profesionistë prej disa vitesh. /abcnews.al/