Gold Ag u bë baba për herë të parë në një ditë të shënuar për shqiptarët. Artisti kishte shprehur dhe më parë dëshirën për ta mirëpritur djalin e tij me 28 Nëntor dhe Zoti ia plotësoi dëshirën. Pas ardhjes në jetë të Guerilit, ai ka ndarë shpesh momente të veçanta me ndjekësit një rrjete sociale.
Së fundmi, Goldi ka publikuar një fotografi duke mbajtur në krahë të birin ndërsa shprehet mirënjohës për këtë dhuratë të bukur. “Faleminderit Zoti im”, ka shkruar ai. Më parë, këngëtari është shprehur se vetë është rritur pa baba por do të kujdeset që të birit të mos i mungojë asgjë.
“Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe ❤️ 30.11.2020”, ka shkruar artisti. /abcnews.al

