Një australiane ka vrapuar drejt flakëve për të shpëtuar një koala që po digjej.
Fotot e bëra virale në mediat sociale tregojnë gruan që rrezikon jetën e saj për të shpëtuar koalën.
Koala po qëndronte në një pemë në pyjet e përfshira nga flakët në Long Flat, New South Wales, para se të merrej nga gruaja, e identifikuar si Toni.
Koala dëgjohet duke qarë teksa mbështillet me këmishën e gruas. Më pas ajo vendoset në një batanije dhe i jepet ujë.
Toni tha për mediat se do kujdesej vetë për kafshën e dëmtuar nga zjarri dhe e dërgoi në spitalin Port Macquarie Koala Hospital./abcnews.al