Një asteroid që rrotullohet rreth Tokës mund të jetë një pjesë e lashtë e Hënës

schedule09:09 - 12 Nëntor, 2021

schedule 09:09 - 12 Nëntor, 2021

Një asteroid i vogël pranë Tokës, i quajtur Kamo’oalewa mund të jetë një fragment i lashtë i Hënës, sipas një studimi të ri. Nuk dihet se si u shkëput ky shkëmb nga Hëna por shkencëtarët besojnë se u lëshua në hapësirë pasi një trup tjetër goditi Hënën.

Deri më tani nuk janë gjetur asteroidë të tjerë me origjinë hënore. Kamo’oalewa i përket kategorisë së asteroidëve, të cilët, ndërsa janë në orbitën rreth Diellit, mbeten relativisht afër Tokës. Ai u zbulua nga teleskopi PanSTARRS në Hawaii në vitin 2016.

Ka një diametër të vlerësuar prej 50 deri në 65 metra dhe i afrohet Tokës në një distancë deri në rreth 14.4 milionë kilometra. Për shkak të orbitës së tij, ai mund të vëzhgohet nga planeti ynë vetëm për disa javë çdo prill dhe vetëm nga një teleskop i madh.

Astronomët analizuan dritën e reflektuar nga Kamo’oalewa dhe arritën në përfundimin se ai dëshmon për një përbërje kimike shumë të ngjashme me atë të shkëmbinjve të Hënës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!