Një asteroid i madh sa një autobus do të kalojë të premten mes Tokës dhe Hënës. Të apasionuarve pas astronomisë do t’u duhet të çohen herët në mëngjes dhe natyrisht të jenë të pajisur me teleskopë modernë për ta parë.
Një asteroid me përmasat e një autobusi pritet të kalojë pranë Tokës të premten. Objekti shkëmbor, i quajtur “DV1 2018”, do të kalojë 105 mijë kilometra larg planetit tonë, që është dhe një e treta e distancës mes Tokës dhe Hënës.
Asteroidi ka një diametër që varion nga 5.6 deri në 12 metra dhe u zbulua të hënën falë teleskopëve më të fuqishëm në botë. Astronomët thonë se kalimi i tij nuk përbën shqetësim. Ai është asteroidi i 18-të që fluturon brenda një distance lunare të planetit tonë që nga fillimi i vitit.
Objekti do të kalojë në orën 06:30 të mëngjesit dhe vëzhguesit e yjeve mund ta shohin teksa kalon përgjatë planetit tonë duke përdorur një teleskop robotik 16-polësh. Më herët gjatë muajit, një gurë hapësinor, i quajtur “CB 2018”, mori flakë kur ndodhej në një të pestën e distancës mes Tokës dhe Hënës.
Rastin më i rrezikshëm rezulton ai i vitit 2013, kur një asteroid me përmasë 18 metra u përplas pranë qytetit Çeljabinsk të Rusisë, ku shpërtheu me një forcë prej 500 mijë tonë tritol. Rreth 1.500 persona mbetën të plagosur pasi xhamat e disa qindra ndërtesave u shkatërruan./abcnews.al