Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një armen ndez Romën: Refuzova shumë oferta, sivjet luftojmë për trofe

schedule11:14 - 24 Korrik, 2021

schedule 11:14 - 24 Korrik, 2021

Henrikh Mkhitaryan rinovoi edhe për një vit me Romën. Mesfushori ofensiv kishte shumë oferta, por ndihet mirë në kryeqytetin italian dhe beson se me ardhjen e Mourinhos në stol, ai dhe shokët e tij do të luftojnë për trofe.

Në prononcimin e dhënë për Sky Sport, 32-vjeçari (13 gola sezonin e kaluar në Serie A) shfaqet i lumtur, thekson se ndihet për mrekulli te verdhekuqtë dhe është i bindur që rinovimi deri në 2022 ishte vendimi i duhur.

Vendosa të qëndroj sepse besoj te projekti i klubit, më ka pëlqyer që ditën e parë. Ndihem mirë te Roma, skuadra dhe qyteti më pëlqejnë.

Unë besoj se mund të fitojmë trofe. Kisha oferta nga klube të tjera italiane por edhe nga jashtë. Emrat? Nuk mund t’i zbuloj.

Pavarësisht se kisha shumë oferta, unë vendosa të qëndroj te Roma. Jam i lumtur për vendimin që mora“, deklaroi fantazisti armen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!