Tifozët e Interit po presin me padurim fitimin e titullit kampion, ndërsa drejtuesit po përgatisin dhuratën e parë për trajnerin Antonio Conte. Flasim për Rodrigo De Paul, prej kohësh një dëshirë dhe objektiv i klubit zikaltër.
Mesfushori argjentinas luan me Udinesen, aty ku është edhe kapiteni i ekipit. 6 gola dhe 7 asiste numëron këtë sezon në kampionat dhe Kupën e Italisë. Për 26-vjeçarin ka interesim edhe nga PSG, Real Madrid dhe Juventusi.
Klubi friulan e vlerëson 40 milion euro, teksa Conte e cilëson një përforcim fantastik në mesin e fushës. Drejtuesit e Interit janë gati të përfshijnë në këtë operacion kartonët e sulmuesit Andrea Pinamonti dhe mesfushorit Lucien Agoume.
Sigurisht për të paguar më pak se shumë që kërkon Udinese. Interi ishte në merkaton e janarit shumë afër blerjes së De Paul, por u tërhoq në momentet e fundit pas problemeve financiare të pronarëve kinezë. /abcnews.al