Një 8 vjeçar në mesin e të vrarëve në Kherson

schedule08:34 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 08:34 - 15 Dhjetor, 2022

Një djalë 8-vjeçar ishte mes dy personave të vrarë nga bombardimet ruse në Kherson, sipas zyrtarëve ukrainas.

Yaroslav Yanushevych, kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, tha se forcat ruse goditën ndërtesat e banimit në lagjen Dniprovskyi të qytetit, i cili u çlirua nga forcat ukrainase muajin e kaluar.

“Një fëmijë vdiq si pasojë e bombardimeve ruse. Mjekët u përpoqën të shpëtonin 8 vjeçarin për një orë,” tha ai, duke shtuar se një grua humbi jetën nga bombardimet ruse teksa po kthehej në shtëpi. Ajo vdiq në vend nga plagët e marra”.

Dy të tjerë mbetën të plagosur.

Sulmet ruse bombarduan gjithashtu ndërtesën e administratës rajonale në Kherson të mërkurën në mëngjes, mes një vale  bombardimesh fatale  në rajonin jugor të Ukrainës.

Të martën, Kherson u bombardua 42 herë, sipas Yanushevych. Objektivat përfshinin një klub jahtesh, një kolegj, një shkollë dhe ndërtesa banimi. Një person ka mbetur i vrarë dhe një është plagosur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!